Kronologjia e Shqipërisë

Kronologjia e Shqipërisë

-.  1000 p.k.
     Ilirët, pasardhësit e popullit të lashtë Indo-Evropian.
    u vendosën në pjesën veriore të Gadishullit Ballkanik.

358 p.k.
     Ilirët u mundën nga Filipi i dytë i Maqedonisë.

312 p.k.
     Mbreti Glauk i Ilirisë dëboi grekët nga Durrësi.

229 p.k. dhe 219 B.C.
Ushtarët romakë pushtuan vendbanimet Iliriane në luginën e lumit Neretva.

165 p.k.
     Forcat romake kapën mbretin ilir Genti në Shkodër.


Kronologjia e Shqiperisë


SHEKULLI I PARE

     Krishtërimi vjen në trojet e populluara ilire.

9
    Romakët, nën udhëheqjen e perandor Tiberius, nënshtruan Ilirët
dhe ndanë Shqipërinë e ditëve të sotme midis Dalmacisë, Epirit, dhe Maqedonisë.

395
     Divizioni i perandorisë romake në pjesën lindore dhe perëndimore
bën qe Shqipëria nga ana administrative te jetë nën sundimin e perandorisë lindore por nga ana klerikale nën sundimin e Romës.




Kronologjia e Shqiperise 






SHEKULLI I KATËRT – SHEKULLI I SHTATË

Gotët, Hunët, Avarët, Serbët, Kroatët, dhe Bullgarët njëri pas tjetrit pushtuan trojet ilire në Shqipërinë e ditëve të sotme.

732
Ilirët u nënshtruan patriarkut të Kostandinopojës nga perandori bizantin Leo Isauriani.

1054
Krishterimi ndahet në kishën katolike dhe ortodokse, duke lënë të krishterët e Shqipërisë së jugut nën sundimin e patriarkut ekumenik të Kostandinopojës dhe ata të veriut nën sundimin e papës në Romë.


1081


Shqipëria dhe shqiptarët referohen për herë të parë në dokumente historike nga perandor bizantin.

Kronologjia e Shqipërisë



SHEKULLI I DYMBËDHJETË

     Serbët pushtojnë pjesë veriore dhe lindore të Shqipërisë.

1204
Venecia kontrollon pjesën më të madhe te Shqipërisë, por bizantinët rimarrin kontrollin e pjesës jugore dhe krijojnë 
     Despotatin e Epirit.

1272
Forcat e mbretit të Napolit pushtojnë Durrësin dhe krijojnë një mbretëri Shqiptare.

1385
Sundimtari shqiptar i Durrësit fton forcat otomane të ndërhynë kundër një rivali; më pas, Klanet shqiptare paguajnë haraçe dhe betohen besnikëri ndaj otomanëve.

1389
Në Poljanë të Kosovës, shqiptarët u bashkuan me ushtrinë ballkanike të udhëhequr nga serbët, por u shtypën nga forcat otomane;
     rezistencë e koordinuar ndaj Otomanëve, avancimi drejt perëndimit avullon.

1403
Lindi Gjergj Kastrioti, më vonë bëhet heroi kombëtar i shqiptarëve i njohur si Skënderbeu.

1443
Pasi humbi një betejë afër Nis, Skënderbeu çlirohet nga perandoria otomane, rikthehet ne besimin katolik, dhe fillon luftën e shenjtë kundër otomanëve.

1444
Skënderbeu u shpall udhëheqësi i rezistencës shqiptare.

1449
Shqiptarët, në udhëheqjen e Skënderbeut, shpartalluan forcat otomane të sulltan Muratit të dytë.

1468
     Skënderbeu vdes.

1478


Kruja bie në duart e otomanëve turq; Shkodra bie një vit më vonë. Më pas shumë shqiptarë emigrojnë në Italinë jugore, Greqi, Egjipt dhe gjetiu; shqiptarët më pas janë detyruar të kthehen në fenë islame


Kronologjia e Shqipërisë




SHEKULLI TË SHTATËMBËDHJETË – SHEKULLI I TETËMBËDHJETË

Disa prej shqiptarëve të kthyer në islam siguruan karrierë në qeveri dhe në shërbimet ushtarake të perandorisë otomane.

     Rreth dy të tretat e shqiptarëve u kthyen në islam.

1785
Kara Mahmud Bushati, udhëheqës i klanit shqiptar me qendër në Shkodër, sulmon territorin e Malit të Zi; më pas u emërua kryetari i  Shkodrës nga autoritetet otomane.



Kronologjia e Shqipërisë




SHEKULLI I NËNTËMBËDHJETË 

1822
Udhëheqësi shqiptar Ali Pasha Tepelena u vra nga agjentë otomanë për shpalljen e një shteti autonom.

1830
1000 udhëheqës shqiptarë u ftuan të takohen me  një gjeneral otoman i cili vrau gjysmën e tyre.

1835
Porta e lartë otomane ndan trojet e populluara nga shqiptarët në vilajetet e Janinës dhe të Rumelisë me administratorë turq.

1861
Shkolla e parë e njohur që përdorte gjuhën shqipe në kohët moderne hapet në Shkodër.

1877-78
Goditja ruse ndaj perandorisë otomane i dobëson seriozisht turqit, si pasojë zonat e populluara nga shqiptarët fuqizohen.

1878
     Traktati i Shën Stefanit, i firmosur pas luftës turko-ruse,
i jepte trojet e populluara nga shqiptarët Bullgarisë, Malit të zi, dhe Serbisë; por Austro-Hungaria dhe Britania bllokuan zbatimin e traktatit. Liderët shqiptarë u takuan në Prizren dhe formuan Lidhjen e Prizrenit, fillimisht Lidhja përkrahte një Shqipëri të bashkuar nën
pushtetin otoman. Gjatë Kongresit të Berlinit, Fuqitë e Mëdha përmbytën Traktatin e Shën Stefanit dhe ndanë vendet shqiptare midis mjaft shteteve. Lidhja e Prizrenit filloi të organizohet dhe t’ju rezistojnë masave të Traktatit të Berlinit që dëmtonin shqiptarët.

1879
Shoqata për botimin e shkrimeve shqiptare, të krijuara nga katolikë, mysylmanë, dhe ortodoksë shqiptarë, u themeluan në Stamboll.

1881
Forcat otomane shtypën rezistencën e luftëtarëve shqiptarë në Prizren. Liderat e Lidhjes së Prizrenit dhe familjet e tyre u arrestuan dhe u dëbuan.

1897
Autoritetet otomane shpërndanë riorganizimin e Lidhjes së Prizrenit, ekzekutuan liderin e saj, dhe ndaluan librat në gjuhën shqipe.

Kronologjia e Shqipërisë



SHEKULLI I NJËZETË

1906
Shqiptarët filluan të hynë në Komitetin e Bashkimit dhe Progresit (Young Turks), e formuar në Stamboll, duke shpresuar të fitojnë autonomi për kombin e tyre brenda perandorisë otomane.

1908
Intelektualët shqiptarë u takuan ne Bitola dhe zgjodhën alfabetin latin si shkrim standard dhe jo atë arabik apo cirilik.

1912 Maj
     Shqiptarët u ngritën autoriteteve otomane dhe pushtuan Skopjen.

 Tetor
Lufta e parë Ballkanike fillon, dhe liderët shqiptarë  konfirmuan Shqipërinë si shtet i pavarur.

 Nëntor
Delegatë myslimanë dhe të krishterë në Vlorë deklaruan pavarësinë e Shqipërisë dhe ngritën një qeveri provizore.

 Dhjetor
Konferencë ambasadoriale hapet në Londër dhe diskuton fatin e Shqipërisë.

1913 Maj
Traktati i Londrës i jep fund luftës së parë ballkanike. Lufta e dytë ballkanike fillon.

 Gusht
Traktati i Bukureshtit i jep fund luftës së dytë ballkanike. Fuqitë e mëdha njohin një shtet shqiptar të pavarur të drejtuar nga një monarki kushtetore.

1914 Mars
Princ Wilhelm, kapiten i ushtrisë Gjermane, i emëruar si kryetari i shtetit të ri shqiptar nga Komisioni i Kontrollit Ndërkombëtar, mbërrin në Shqipëri.

 Shtator
Shteti i ri shqiptar bie i pasuar nga fillimi i Luftës së parë Botërore; Princ Wilhelm i zhveshur nga autoriteti dhe largohet nga Shqipëria.

1918 Nëntor
Lufta e Parë Botërore mbaron, ushtrinë italiane ka pushtuar pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe të Serbisë, forcat greke dhe franceze kishin pushuar jugun e Shqipërisë. Fuqitë italiane dhe jugosllave filluan të luftojnë se kush do sundojë shqiptarët.

 Dhjetor
Liderët shqiptarë u takuan në Durrës të diskutojnë prezantimin e interesave të Shqipërisë në Konferencën e Paqes së Parisit.

1919 Janar
Serbët sulmojnë qytetet e banuara të Shqipërisë. Shqiptarët fillojnë luftën partizane.

 Qershor
Shqiptaria nuk pranon paraqitjen zyrtare në Konferencën e Paqes së Parisit; Negociatorët britanikë, francezë, dhe grekë më vonë vendosën të ndajnë Shqipërinë midis Greqisë, Italisë, dhe  Jugosllavisë.

1920 Janar
Takimi i liderëve shqiptarë në Lushnjë hedh poshtë copëtimin e Shqipërisë nga Traktati i Parisit, paralajmërojnë se shqiptarët do marrin armët në mbrojtje të territorit të tyre, dhe do krijojnë parlament dhe do krijojnë parlament bikameral.

 Shkurt
     Qeveria shqiptare zhvendoset ne Tiranë, e cila bëhet kryeqytet.

 Shtator
Shqipëria detyron Italinë të tërheqë trupat e saj dhe të braktisë pretendimet territoriale ndaj saj.

 Dhjetor
     Shqipëria pranohet nga Kombet e Bashkuara si shtet sovran dhe i pavarur.

1921 Nëntor
Trupat jugosllave pushtuan territore shqiptare që nuk kishin pushtuar më parë; Komisioni i Kombeve të Bashkuara detyroi tërheqjen jugosllave dhe rikonfirmoi kufijtë e Shqipërisë më 1913.

 Dhjetor
Partia Popullore, me Xhafer Ypin në krye, formon qeveri me Ahmed Zogun (i cili më pas do të bëhet mbreti Zog) si ministër i punëve të brendshme.

1922 Gusht
Patriarkana ekumenike e Stambollit njeh Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

 Shtator
     Zogu pretendon postin e kryeministrit;
     Opozita për të bëhet e vështirë.

1923
     Myslimanët shqiptarë presin lidhjet e fundit me Stambollin dhe
     betohen besnikëri shtetit amtar.

1924 Mars
     Partia e Zogut fiton zgjedhjet për Kuvendin Popullor, por Zogu
     zbret pas një skandali financiar dhe një tentativë vrasjeje.

 Korrik
     Një kryengritje fshatare fiton kontrollin e Tiranës; Fan S.
     Noli bëhet kryeministër; Zogu largohet për në Jugosllavi.

 Dhjetor
     Zogu, kthehet me ushtri jugosllave, ngrihet në fuqi dhe fillon të
     kontrollojë demokracinë parlamentare; Noli largohet për në Itali.

1925 Maj
     Musolini fillon depërtimin në jetën publike dhe ekonomike të Shqipërisë

1926 Nëntor
Italia dhe Shqipëria firmosën Traktatin e Parë të Tiranës, e cila garantonte pozitën politike të Zogut dhe kufijtë e Shqipërisë.

1928 Gusht
Zogu i bën presion parlamentit të shpërbëhet; një kuvend kushtetues deklaron Shqipërinë mbretëri dhe Zogu bëhet Zogu i Parë, "Mbreti i Shqiptarëve."

1931
Zogu, ngrihet ndaj italianëve dhe refuzon të ripërtërijë Traktatin e Parë të Tiranës; Italianët vazhdojnë presionin politik dhe ekonomik.

1934
Shqipëria firmosi marrëveshje tregtare me Greqinë dhe Jugosllavinë, Italia pezullon mbështetjen ekonomike, pastaj tenton të kërcënojë Shqipërinë.

1935
Musolini dhuron 3,000,000 franga ari Shqipërisë; ndihma të tjera ekonomike pasojnë.

1939 Mars
     Musolini i dërgon ultimatum Shqipërisë.

 Prill
Trupat e Musolinit invaduan dhe pushtuan Shqipërinë; Parlamenti Shqiptar voton që Shqipëria të shkrihet me Italinë; Zog largohet për në Greqi; Mbreti i Italisë Viktor Emanuel i tretë merr kurorën shqiptare.

1940 Tetor
     Ushtria italiane sulmon Greqinë përmes Shqipërisë.

1941 Prill
Gjermania me ndihmën e Italisë dhe të aleatëve të tjerë mundin Greqinë dhe Italinë.

 Tetor
Josif Broz Tito, lideri jugosllav komunist, udhëheq organizimin e komunistëve shqiptarë.

 Nëntor
     Partia Komuniste Shqiptare themelohet; Enver Hoxha bëhet sekretari i parë.

1942 Shtator
     Partia Komuniste organizon Lëvizjen Nacional Çlirimtare,
     një organizatë popullore me rezistencë frontale.

 Tetor
     Grupe jo-komuniste nacionaliste formohen ti rezistojnë pushtimit italian.

1943 Gusht
Italia dorëzohet te forcat e aleatëve; Rezistenca e luftëtarëve shqiptarë pushtoi pesë divizione italiane.

 Shtator
     Forcat gjermane invadojnë dhe pushtojnë Shqipërinë.

1944 Janar
Partizanët komunistët të pajisur me armatime angleze, kontrollojnë jugun e Shqipërisë.

 Maj
     Komunistët mblidhen organizojnë qeverinë shqiptare; Hoxha
bëhet kryetari ekzekutiv i komitetit dhe komandanti suprem i Ushtrisë Nacional Çlirimtare.

 Korrik
     Forcat komuniste hyjnë në Shqipërinë e mesme dhe veriore.

 Tetor
     Komunistët ngritën një qeveri provizore me  Hoxhën si kryeministër.

 Nëntor
     Gjermanët tërhiqen nga Tirana, komunistët hyjnë në kryeqytet.

 Dhjetor
Qeveria provizore komuniste miraton ligje duke lejuar rregullimin e shtetit, iniciativat tregtare, tregtinë e huaj dhe vendase.

1945 Janar
     Qeveria provizore komuniste bie dakord ti japë Kosovë
Jugosllavisë si një krahinë autonome; gjyqet filluan të dënonin qindra "kriminelë lufte" dhe "armiq të popullit" me vdekje ose me burgim. Regjimi komunist filloi të shtetëzojë industrinë, transportin, pyjet, kullotat.

 Prill
     Jugosllavia njeh qeverinë komuniste të Shqipërisë.

 Gusht
Filluan reforma të përgjithshme agrikulturave; pothuajse gjysma e tokës së lërueshme përfundimisht ju shpërnda fshatarëve; mjaft pronësi të kishave u shtetëzuan. Asistenca e Kombeve të Bashkuara dhe Administrim Rehabilitim fillon të dërgojë ndihma në Shqipëri.

 Nëntor
Bashkimi Sovjetik njeh qeverinë provizore; Britania dhe Shtetet e Bashkuara bëjnë njohje të plotë diplomatike.

 Dhjetor
Në zgjedhjet për Kuvendin Popullor vetëm kandidatët e frontit demokratik janë në fletët e votimit.

1946 Janar
     Kuvendi Popullor shpall Shqipërinë "Republikë Popullore";
Më pas bëhen spastrime e jo-komunistëve nga pozita me pushtet në fillimet qeveritare.

 Pranverë
     Kuvendi Popullor miraton kushtetutën e re, Hoxha bëhet
     kryeministër, ministër i punëve të jashtme, ministër i mbrojtjes, dhe
     komandant i përgjithshëm; Filloi planifikimi me stil sovjetik i centralizuar.

 Korrik
     Traktati i miqësisë dhe i bashkëpunimit me Jugosllavinë firmoset;
     Këshilltarë jugosllavë dhe drithëra dërgohen në Shqipëri.

 Tetor
Anije ushtarake britanike godet në mina në bregdetin shqiptar; Kombet e Bashkuara dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më pas dënojnë Shqipërinë.

 Nëntor
Shqipëria pret marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara mbasi tërhoqi përfaqësuesit diplomatikë

1947 Prill
Komisioni i Planifikimit Ekonomik hartoi planin e parë ekonomik që përforconte objektivët prodhimtare për shfrytëzimin e minierave,
     industrinë përpunuese dhe ndërmarrjet bujqësore.

 Maj
     Komisioni i BE-së konkludoi se Shqipëria bashkë me Bullgarinë
     dhe Jugosllavinë, ndihmonin partizanët komunistë në Greqi;
     Liderët jugosllavë komunistët  ju bënë sulm verbal komunistëve
anti-jugosllavë Shqiptarë, duke përfshirë dhe Hoxhën; grupi i veçuar pro-jugosllav fillon të fitojë fuqi.

 Korrik
     Shqipëria refuzon pjesëmarrjen në Planin Marshall të Shteteve të Bashkuara.

1948 Shkurt-Mars
     Partia Komuniste Shqiptare votoi të shkrijnë ushtrinë dhe ekonominë me
     Jugosllavinë.

 Korrik
     Cominform përjashton Jugosllavinë; Liderët shqiptarë fillojnë fushatë propagandistike anti-jugosllave, prenë lidhjet ekonomike, dhe detyruan këshilltarët jugosllavë të largohen; Stalini bëhet hero kombëtar.

 Shtator
     Hoxha fillon të spastrojë anëtarë të lartë të partisë të akuzuar për
"Titizëm"; traktati i miqësisë me Jugosllavinë u shfuqizua nga Shqipëria; Bashkimi Sovjetik fillon t i japë ndihmë ekonomike Shqipërisë dhe këshilltarët rusë zëvendësuan jugosllavët e përzënë.

 Nëntor
Kongresi i Parë i Partisë ndryshon emrin nga Partia Komuniste në Partia e Punës.

1949 Janar
     Regjimi boton Dekret për Komunitetet Fetare.

 Shkurt
     Shqipëria bëhet pjesëtare e Këshilli i Asistencës Ekonomike Reciproke; gjithë tregtia e jashtme përcillet në shtetet anëtare.

 Dhjetor
     Spastrohen komunistë pro-Tito.

1950
     Britania dhe Shtetet e Bashkuara filluan të fusin trupa shqiptare antikomuniste në Shqipëri; të gjitha janë të pasuksesshme.

 Korrik
     Një kushtetutë e re miratohet nga Kuvendi Popullor. Hoxha
     bëhet ministër i mbrojtjes dhe ministër i punëve të jashtme.

Kronologjia e Shqipërisë



Gjysma e dytë e shekullit të njëzetë 1950 - 1993

1951 Shkurt
     Shqipëria dhe Bashkimi Sovjetik firmosin marrëveshje të dyanshme për ndihmë ekonomike.

1954 Korrik
     Hoxha heq dorë nga posti i kryeministrit dhe lë Mehmet Shehun,
     por mban fuqinë kryesore si kryetar partie.

1955 Maj
     Shqipëria bëhet anëtar themelues i Paktit të Varshavës.

1956 Shkurt
     Pas "fjalimit sekret"  të Nikita Hrushov, dalin në pah krimet e Stalinit,
Hoxha e mbron Stalinin; marrëdhëniet e ngushta me Bashkimin Sovjetik tensionohen.

1959
     Sasi të mëdha ndihme ekonomike nga Bashkimi Sovjetik, shtete të Evropës Lindore, dhe Kina dërgohen në Shqipëri.

 Maj
     Hrushovi viziton Shqipërinë.

1960 Qershor
     Shqipëria mban anën e Kinës në konfliktin ideologjik midis Kinës dhe Rusisë;
     si pasojë ndihma ekonomike sovjetike për Shqipërinë pakësohet
     dhe ndihma kineze shtohet.

 Nëntor
Hoxha qëndron i patundur kundër Hrushovit dhe mbështet Kinën gjatë një konference ndërkombëtare komuniste në Moskë.

1961 Shkurt
Hoxha mban një fjalim bombastik kundër Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë në Kongresin e Katërt të Partisë.

 Dhjetor
Bashkimi Sovjetik pret marrëdhëniet diplomatike ; shtetet e tjera të Evropës Lindore i ulin rreptësisht kontaktet por nuk i presin marrëdhëniet; Shqipëria i drejtohet Kinës për ndihmë.

1962
Regjimi shqiptar paraqet programin e shtrëngimit të rripit në përpjekje të balancojë tërheqjen e ndihmës ekonomike nga Rusia; Kina është e paaftë të dërgojë ndihma të mjaftueshme; Shqipëria bëhet zëdhënësi i Kinës në Bashkimin Evropian.

1964
Hoxha përshëndet heqjen e Hrushovit si udhëheqës i Bashkimit Sovjetik; përmirësimi i marrëdhënieve diplomatike dështon.

1966 Shkurt
     Hoxha ndërmerr revolucionin kulturor dh ideologjik.

 Mars
"Letra e Hapur" e Partisë së Punës për popullin krijon pagesa të barabarta dhe strukturë pune për të gjithë punëtorët.

1967
Regjimi i Hoxhës udhëheq një fushatë të egër për asgjësimin e jetës fetare në Shqipëri; në fund të vitit mbi dyqind ndërtesa fetare u mbyllën ose u përdorën për qëllime të tjera.

1968 Gusht
     Shqipëria dënon invadimin i udhëhequr nga Sovjetikët në Çekosllovaki,
     më pas Shqipëria tërhiqet nga Pakti i Varshavës.

1976 Shtator
     Hoxha fillon të kritikojë regjimin e ri Kinez pas vdekjes së Maos.

 Dhjetor
      Shqipëria bëhet Republikë Popullore Socialiste.

1977
     Nëpunës të lartë ushtarakë janë spastruar pas zbulimit të "Komplotit Kinez".

1978 Korrik
     Kina ndërpret gjithë ndihmën ekonomike dhe ushtarake për Shqipërinë.

1980
     Hoxha zgjedh Ramiz Alinë si kryetar të ardhshëm partie, duke lënë mënjanë
     Shehun.

1981 Dhjetor
Shehu, pas një vërejtje nga Byroja Politike, vdes, ka shumë mundësi të jetë vrarë me urdhër të Hoxhës.

1982 Nëntor
     Alia bëhet kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor.

1983
     Hoxha fillon të tërhiqet gradualisht; Alia fillon të administrojë Shqipërinë.

1985 Prill
     Hoxha vdes.

1986 Nëntor
Alia paraqitet si kryetar i padiskutueshëm i partisë dhe i shtetit në Kongresin e Nëntë të Partisë.

1987 Gusht
Greqia i jep fund gjendjes së luftës që ekzistonte prej Luftës së Dytë Botërore.

 Nëntor
     Shqipëria dhe Greqia firmosin një seri marrëveshjesh afatgjata.

1989 Shtator
Alia, i drejtohet Plenumit të Tetë të Komitetit Qendror dhe sinjalizon se ndryshime radikale në sistemin ekonomik janë të domosdoshme.

1990 Janar
Plenumi i Nëntë i Komitetit Qendror; demonstrata në Shkodër detyron autoritetet të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.

 Prill
Alia deklaron gatishmëri të vendosen marrëdhënie diplomatike me Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara.

 Maj
     Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Evropian viziton Shqipërinë.

 Maj
Regjimi bën të ditur dëshirën për anëtarësim në Konferencën e Mbrojtjes dhe Bashkëpunimit në Evropë. Kuvendi Popullor miraton ligje për liberalizimin e kodit penal, reforma në sistemin gjykues, heqjen e kufizimeve të lirisë së besimit fetar, dhe premtimin e të drejtës të udhëtimit jashtë shtetit.


 Korrik
     Të rinjtë demonstrojnë kundër regjimit në Tiranë, dhe 5,000
Qytetarë kërkojnë azil në ambasada të huaja; Plenumi i Komitetit Qendror bën   ndryshime të rëndësishme në udhëheqjen e partisë dhe të shtetit. Bashkimi Sovjetik dhe Shqipëria firmosin protokoll duke normalizuar marrëdhëniet.

 Gusht
     Qeveria heq dorë prej monopolit të saj në tregtinë e jashtme dhe hap Shqipërinë te tregu i huaj.

 Tetor
Tirana organizon Konferencën e Ministrive të Jashtme të Ballkanit, takimi i parë ndërkombëtar politik në Shqipëri që pas fundit të Luftës së Dytë Botërore. Ismail Kadare, shkrimtari më i njohur shqiptar dezerton për në Francë.

 Dhjetor
Studentët e universitetit demonstrojnë në rrugë dhe thërrasin që diktatura të mbarojë; Alia takohet me studentët; Plenumi i Trembëdhjetë i Komitetit qendror i Partisë së Punës autorizon një sistem multipartiak; Partia Demokratike Shqiptare, partia e parë opozitare krijohet; regjimi lejon pluralizmin politik; publikohet hartimi i kushtetutës; deri në fund të vitit, 5.000 refugjatë shqiptarë kaluan malet për në Greqi.

1991 Janar
Fillon të botohet gazeta e parë opozitare Rilindja Demokratike. Mijëra shqiptarë kërkojnë strehim në Greqi.

 Mars
Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas një ndërprerje tridhjetepesë vjeçare. Me mijëra shqiptarë përpiqen të fitojnë azil në Itali.

 Mars-Prill
     U zhvilluan zgjedhjet e para multipartiake që nga viti 1920; 98.9
Për qind të votuesve morën pjesë; Partia e Punës fiton mbi 67 për qind të votave për Kuvendin Popullor; Partia Demokratike fiton rreth 30 për qind.

 Prill
Kuvendi Popullor i dominuar nga komunistët rizgjedh Alinë për një mandat të ri presidencial. Ministria e Punëve të Brendshme u zëvendësua nga Ministria e Rendit Publik; Rojet Kufitare dhe Drejtoria e Administrimit të Burgjeve u zëvendësuan përkatësisht Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Drejtësisë. Kuvendi Popullor miraton Ligj për Dispozitat Kryesore Kushtetuese për të siguruar të drejtat fondamentale njerëzore dhe ndarjen e pushtetit dhe shfuqizimin e kushtetutës së  vitit 1976. Kuvendi Popullor emëron një komision të hartojë një kushtetutë të re.

 Qershor
     Kryeministri Nano dhe kabineti i tij dhanë dorëheqje pas kërkesës së sindikatave tregtare për grevë të përgjithshme për të protestuar ndaj gjendjes ekonomike të rënduar dhe për vrasjen demonstratorëve opozitarë në Shkodër. Qeveria  e koalicionit drejtohet nga kryeministri Ylli Bufi; Kongresi i Dhjetë i Partisë së Punës mblidhet dhe riemërton partinë Partia Socialiste Shqiptare; Shqipëria pranohet si anëtar i plotë Këshillit Evropian; Sekretari i shtetit të SHBA , James A. Baker, viziton
Shqipërinë.

 Korrik
     Sigurimi, policia sekrete famëkeqe, u shfuqizua dhe u zëvendësua
     Shërbimi Informativ Sekret.

 Gusht
     Mbi 18,000 shqiptarë kaluan detin Adriatik të kërkojnë azil
     në Itali; shumë prej tyre i kthyen. Kuvendi Popullor miraton ligje në aktivitete ekonomike që jep të drejtën e pronësisë private, privatizimin e pronave shtetërore, investimet nga të huajt, dhe punësimin e punëtorëve privatë.

 Tetor
     Ambasada e Shteteve të Bashkuara hapet në Tiranë. Shqipëria anëtarësohet në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

 Dhjetor
     Qeveria e Koalicionit shpërbëhet kur partitë e opozitare akuzojnë komunistët për bllokimin e reformave dhe Partia Demokratike tërhoqi ministrat e saj nga kabineti. Kryeministri Bufi jep dorëheqjen dhe Alia emëron Vilson Ahmetin si kryeministër. Alia cakton në Marsin të 1992 zgjedhjet e reja.

1992  Shkurt
Kuvendi Popullor ndalon OMONIA-n, partinë që prezanton minoritarët greko-shqiptarë, të nxjerrin kandidatë në zgjedhjet e planifikuara në Mars.

 Mars
     Partia Demokratike fiton bindshëm ndaj Partisë Socialiste në kohën kur ekonomia  ishte në rënie të lirë dhe kur mbizotëronte kaos shoqëror.

 Prill
     Sali Berisha, lideri i Partisë Demokratike, bëhet presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike.

 Qershor
     Shqipëria firmos ’Deti i Zi’ pjesë bashkëpunimi ekonomi me dhjetë shtete të tjera, duke përfshirë gjashtë ish republika sovjetike.

 Korrik
     Partia Socialiste Socialist fiton ndjeshëm në zgjedhjet lokale.

 Shtator
Ish president Alia dhe tetëmbëdhjetë ish zyrtarë komunistë, përfshirë dhe  Nexhmije Hoxhën, u arrestuan dhe akuzuan për korrupsion dhe shkelje të tjera.

 Dhjetor
     Shqipëria anëtarësohet në Organizatën Konferencave Islamike.

1993  Mars
     Sekretari i Përgjithshëm NATO-s viziton Tiranën.

 Prill
     Shqipëria njeh Republikën e Maqedonisë.

 Shtator
Presidenti Berisha dhe presidenti Momir Bulatovic i Malit të Zi takohen në Tiranë të diskutojnë mënyra për përmirësimin e marrëdhënieve Shqipëri-Malazeze.

 Tetor
Greqia tërheq ambasadorin e saj për konsultime pas një seri incidentesh kufitare dhe për pretendime të shkeljeve të drejtave njerëzore në Shqipëri.








Comments

Popular Posts