UFC
Është një nga sportet të dhunshme dhe më brutale të të gjitha kohërave, ndoshta vjen e dyta, pas lojrave me gladiatorë në Romën e Lashtë ku përdoreshin dhe armët dhe një nga lojtarët mund të vdiste. UFC është një kampionat ku në të mund të përdorësh cilindo art marcial zotëron, është kampionati më dominues botëror i Arteve Marciale të Kombinuara (MMA Mixed Martial Arts). Ky sport ende jo shumë i njohur në Shqipëri, ka filluar dhe vazhdon të përhapet me shpejtësi në gjithë Botën. Nëse jeni të apasionuar të Keçit, keni për ta pëlqyer me të vërtetë këtë sport, ndryshimi është se Keçi është thjesht spektakël me akrobaci të bukura dhe se kontakti fizik që kanë lojtarët është inekzistent apo i papërfillshëm. Në UFC lojtarët përdorin të gjitha teknikat e sporteve marciale që njihen, duke filluar nga boksi, karate, tae kuon do, mundje, xhu xhicu, xhu xhicu brazilian, xhudo, muai tai etj. Në këtë sport lejohet ta hedhësh përtokë kundërshtarin dhe akoma mund të vazhdosh ta godasësh deri sa të jetë nokaut apo nokaut teknik, lejohen akoma goditjet me bërryla dhe me gjunjë.
Është diçka e zakonshme që dyshemeja e ringut (që quhet oktagon = tetëkëndësh) të përlyet me gjak. Ideja e arteve marciale të kombinuara nuk është e re por e ka zanafillën që në Greqinë e Lashtë dhe quhej pankratio (greqisht παγκράτιο) dhe ishte kombinimi i mundjes mee boksin. Akoma dhe idhulli i arteve marciale Brus Li pasi kishte arritur të zotëronte dhe të ishte mjeshtër në disa lloje artesh marciale, në një nga intervistat e tija të rralla thotë, se nuk besoj më në një stil marcial, por njeriu duhet ta shprehë vetën sipas mënyrës së tij. Fillimisht UFC-ja (Ultimate Fighting Championship) ka nisur në vitet 1990 ku nuk ekzitonin fare rregulla as edhe kohëzgjatje derisa një lojtar të mundej apo dorëzohej. Në këtë sport u provua se jo gjithmonë fiton i madhi apo më i forti por dhe teknika e strategjia. Me kalimin e kohës, arriti të transformohej këtu ku është tani, në një disiplinë të mirëfilltë sportive. Është vënë se personat që kanë një eksperiencë në mundje por edhe në futboll e kanë të lehtë transformimin e tyre në këtë sport.
Shikoni këtu një video me disa pjesë të zgjedhura
Comments
Post a Comment