Si te fitojme luften kunder renies se flokeve?
Janë këto hapat bazë që na duhen për të ndjekur, për luftën kundër rënies së flokëve.
Hapi 1: Duhet me patjetër të gjejmë arsyen që kemi rënie flokësh, sepse nëse nuk e dime arsyen nuk ka shpresë, dhe floket do vazhdojnë të bien.
Hapi 2: Duhet me patjetër të kemi kurat dhe teknikat me të suksesshme që ekzistojnë, dhe në këtë fushë shkenca dhe mjekesia po avancon dita ditës. Por kjo nuk është e lehtë sepse ekzistojnë me mijëra produkte dhe ç'është e vërteta shumë prej tyre nuk e bëjnë mirë punën e tyre, kështu që të gjesh produktin e mirë, atë që me të vërtetë tek ty funksionon, do goxha punë...
Hapi 3: Duhet me patjetër që të ndjekesh vetëm një kurë dhe jo disa në të njëjtën kohë sepse vetëm me këtë mënyrë do ta kuptosh cila është ajo efikase dhe që po jep rezultat, për të mos harxhuar dhe para kot.
Hapi 4: Duhet me patjetër që cilido program trajtimi për rënien e flokëve që je duke ndjekur, duhet ta çosh deri në fund për të parë rezultatet dhe nëse ajo kurë funksion sepse nuk mund të presesh rezultate të menjëhshme.
Comments
Post a Comment